Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar ngjarjen historike të 2 marsit 1444, Besëlidhjen e Lezhës, dhe prijësin e saj, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Sipas tij, Shqipëria, bëhet më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë, nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë.
“581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve. Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, – bashkimi bën fuqinë- nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria, bëhet më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë, nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, tha Begaj në Facebook.