Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besa Ismaili uron vitin e ri: Le të jetë viti që vjen një kapitull i ri i mbushur me mundësi, suksese dhe harmoni

Besa Ismaili uron vitin e ri: Le të jetë viti që vjen një kapitull i ri i mbushur me mundësi, suksese dhe harmoni

Kandidatja për deputete nga PDK-ja Besa Ismaili, përmes një postimi në facebook ka uruar vitin që po vjen, 2025-ën, duke thënë le të jetë një vit i mbushur me mundësi, shkruan TV Arbëria.

Ismaili ka shkruar se vëtëm bashkarisht mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, përkrahës dhe bashkëpunëtorë,

Në prag të Vitit të Ri, dëshiroj që për një moment të reflektoj mbi rrugëtimin që kemi bërë së bashku – si në aspektin politik, ashtu edhe në atë personal dhe akademik.
Ky vit ishte i mbushur me sfida shumë, por edhe me arritje që na motivojnë të ecim përpara me më shumë vendosmëri.

Jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen tuaj, qoftë si përkrahës të kauzave që unë përfaqësoj, si miq të sinqertë, apo si bashkëudhëtarë në rrugëtimin tim akademik dhe politik.

Të gjithë ju, me përkrahjen, fjalët e mira dhe besimin tuaj, keni qenë pjesë e këtij suksesi, duke më inspiruar që të bëj më të mirën në çdo hap. Dhe duke më bindur çdo ditë e më shumë, se ka dhe gjithmonë do të ketë njerëz që çmojnë vlera të mirëfillta, përtej interesave vetanake.

Le të jetë viti që vjen një kapitull i ri i mbushur me mundësi, suksese dhe harmoni për secilin prej jush!

Vetëm bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Me shëndet, dashuri dhe progres për ju dhe të dashurit tuaj!

Me respekt dhe falenderime,

Besa