Besa Ismaili ka reaguar për mashtrimin e fundit ndaj Kryeministrit Albin Kurti, ku aktorë rusë e mashtruan duke u bërë kalimtarë të një bisedë me “Presidentin e Holandës”. Ajo e ka cilësuar këtë ngjarje shqetësuese, jo vetëm si një akt manipulimi, por edhe si një cenim të dinjitetit të udhëheqësisë së Kosovës.
Në reagimin e saj, Ismaili theksoi se, pavarësisht dallimeve politike, asnjë lider i shtetit të Kosovës nuk duhet të bëhet objekt talljeje apo ndërhyrjesh të huaja me qëllime të dyshimta. Ajo u shpreh se kjo ngjarje nxjerr në pah një problem serioz për sigurinë e komunikimeve diplomatike dhe rreziqet që sjellin shkeljet e tilla.
Ismaili e theksoi se është shqetësuese që Kryeministri Kurti nuk e vuri në dyshim identitetin e “Presidentit të Litonisë” dhe se ai vazhdimisht përgjigjej pa bërë asnjë pyetje. Kjo situatë, sipas saj, ngre pikëpyetje mbi nivelin e komunikimit që po realizon Kryeministri i Kosovës dhe duhet të shërbejë si një leksion për masa më të rrepta verifikimi dhe mbrojtjeje ndaj manipulimeve të huaja. /TV Arbëria