Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Besa Ismaili: Qeveria ka disa arsye kur akuzon opozitën për tradhti

Besa Ismaili: Qeveria ka disa arsye kur akuzon opozitën për tradhti

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili i është kundërpërgjigjur, zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cila ka pohuar se opozita është në të njëjtën linjë me Serbinë.

Sipas Ismailit, Besnik Bislimi dhe Albin Kurti janë të vetëdijshëm për marrëveshjet e këqija që kanë bërë me Serbinë e në dëm të shtetit, tash kanë filluar ta shohin opozitën si kërcënim për autoritetin tyre. Kurse sulme të  tilla bëhen më qëllim që të dekurajohet kritika dhe opozitarzimi ndaj tyre.

Ky është postimi i plotë i Besa Ismailit:

“Besnik Bislimi, si doreza e kryeministrit për marrëveshjet e këqija në Bruksel, del për të satën herë në publik duke shpërfaqur qartazi se ai dhe shefi i tij e sheh opozitën si një kërcënim për autoritetin e tyre.

Akuzimi i anëtarëve të opozitës për tradhti është strategji për të dekurajuar kritikën për mosmarrëveshjen e keqe.

Pushteti i Kurtit ka vënë në zbatim taktika për të trembur dhe për të pushuar zërat e opozitës, medies dhe shoqërisë civile të flasin kundër politikave ose veprimeve të qeverisë.

Akuzimi i opozitës për tradhti synon devijimin e vëmendjen së publikut larg dështimeve të qeverisë, skandaleve, korrupsionit dhe keqmenaxhimin.

Ata demonizojnë opozitën duke na portretizuar si armiq të shtetit edhe për të nxitur perceptim negativ në sytë e publikut, duke e bërë më të lehtë legjitimimin e veprimeve ose opinionit të tyre për dëmet e shkaktuara tashmë këtij vendi.

Është e rëndësishme të theksojmë se akuzat për tradhti pushtetet i përdorin si një mjet për manipulim politik pikërisht për tradhëtinë që ata vet kanë bërë apo po e bëjnë.

Kot e keni. Nuk do të mund të ikni nga llogaridhënia” ka shkruar ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress