Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Besa Ismaili flet për dyshimet për keqpërdorime në BIK: Paratë e besimtarëve në Bashkësinë Islame të Kosovës janë të sigurta

Besa Ismaili flet për dyshimet për keqpërdorime në BIK: Paratë e besimtarëve në Bashkësinë Islame të Kosovës janë të sigurta

Besa Ismaili, në emisionin “N’DETAJE”, ka folur lidhur me disa dyshime se ka pasur keqpërdorime në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ismaili shprehet e bindur se personat që punojnë në BIK janë tejet të besueshëm.

“Unë jam e bindur që njerëzit që janë aty janë tejet të besueshëm, me integritet të plotë, dhe ende pa kërfarë hetimi, unë jam e bindur që ata këtë praktikë e izolojnë dhe e mënjanojnë, sepse sikur të kishte tendenca të tilla, kjo dukuri do të mund të përhapej shumë,” ka thënë ajo në TV Arbëria.

Ajo tutje është shprehur se paratë e besimtarëve janë të sigurta.

“Unë mendoj që paratë e besimtarëve në Bashkësinë Islame të Kosovës janë të sigurta,” ka thënë Ismaili.