Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Besa Ismaili e quan Besnik Bislimin politikan mediokër

Besa Ismaili e quan Besnik Bislimin politikan mediokër

Ish-deputetja Besa Ismaili, i ka reaguar zv.kryeministrit, Besnik Bislimit të cilin madje e ka quajtur një politika mediokër, ngase ai në një deklaratë të tij i ka sulmuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Sipas saj, është jetike për shtetin që zyrtarët e emëruar apo të zgjedhur që kërcënojnë, nënçmojnë dhe etiketojnë/kualifikojnë Gjykatën Kushtetuese, të japin përgjegjësi

“Prandaj, deklarata e zv. kryeminsitrit Bislimi nuk është tjetër përpos sulm ndaj penguesve të abuzimit. Por ky nuk është i vetëm në këtë mision. Bajrakun e sulmeve ndaj gjyqësorit në përgjithësi, dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti, e mban vet kryeministri Kurti dhe ministrja e drejtësisë Haxhiu.” ka shkruar mes tjerash në reagimi e saj Ismaili.

Postimi i plotë:

Është jetike për shtetin që zyrtarët e emëruar apo të zgjedhur që kërcënojnë, nënçmojnë dhe etiketojnë/kualifikojnë Gjykatën Kushtetuese, të japin përgjegjësi!
Gjykata Kushtetuese siguron që veprimet e qeverisë dhe ligjet janë në përputhje me parimet dhe vlerat e garantuara në Kushtetutë. Kjo ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e së drejtës, duke parandaluar ndonjë abuzim të mundshëm të pushtetit nga ekzekutivi apo legjislativi.
Prandaj, deklarata e zv. kryeminsitrit Bislimi nuk është tjetër përpos sulm ndaj penguesve të abuzimit.
Por ky nuk është i vetëm në këtë mision. Bajrakun e sulmeve ndaj gjyqësorit në përgjithësi, dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti, e mban vet kryeministri Kurti dhe ministrja e drejtësisë Haxhiu.
Po ç’ne tërë ky angazhim i tyre që në termat më eufemik do të quhej angazhim për të përhapur kulturë antikonstitucionaliste?
Ç’interes ka qeveria Kurti që po angazhohet kaq fort kundër Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj?
Meritat për liritë tona në shoqëri tonë, më shumë sesa demokracia, i ka rendi juridik dhe sistemi ynë ligjor, respektivisht vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Si kudo dhe kurdo në botë, qeveritë që kanë sfiduar, cënuar dhe tentuar të poshtërojnë Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial,Gjykatën Kushtetuese, janë qeveri të përcaktuara të lëvizin drejt tiranisë.
Ç’produkt mediokër dhe i ç’mjedisi mediokër është sot politikani mediokër Besnik Bislimi, që gyjqtarët e Gjykatës Kushtetuese i quan jokompetent dhe jokredibil, i flasin qartësisht paraqitjet e tij publike, të cilat do mbeteshin vetëm për gërdi, sikur mos të ishin shumë të rrezikshme. Shumë të rrezikshme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress