Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Besa Ismaili: Çdo shtrenjtim, çdo inflacion ka emrin korrupsion – Shoqëria duhet të jetë më e zëshme ndaj padrejtësive

Besa Ismaili: Çdo shtrenjtim, çdo inflacion ka emrin korrupsion – Shoqëria duhet të jetë më e zëshme ndaj padrejtësive

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili Ahmeti, e ftuar në emisionin “N’DETAJE”, ka folur rreth paralajmërimit të fundit nga ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%.

Sipas saj, këto shtrenjtime vetëm po e vështirësojnë jetën e grave në Kosovë.

“Reagimet e mia ndaj shtrenjtimit shkojnë në atë që vetëm shtojnë pabarazinë, vetëm varfërojnë gratë dhe vështirësojnë jetën e tyre. Çdo shtrenjtim, çdo inflacion ka një emër pas tij, që është korrupsioni, dhe nuk ka tjetër, sepse edhe mënyra se si bëhen paralajmërimet, mënyra se si arrihet deri tek shtrenjtimi, është njëfarë mënyre tejet tinëzare. Ato e vëjnë gratë në një pozicion të kapur, pa pasur mundësi ta ndikojnë. Por unë mendoj që megjithatë duhet të ngritet zëri, që shoqëria të jetë më e zëshme në kuptim të padrejtësive, dhe posaçërisht në këtë rast për energjinë elektrike,” ka thënë ajo në emisionin “N’DETAJE”. /TV Arbëria