Si mund ambienti të ndryshoj kontekstin e një objekti? Kjo është një pyetje që Besa Hasani, artiste e bazuar në Londër, ka investiguar duke orkestuar zhvendosjen e objekteve si dhe hapësirave.
Në projektin e saj të fundit të titulluar “Kam Sjellur një pjesë të Shtëpisë me Vete III” me titull origjinal “I Brought a Piece of Home With Me III” ajo ka rikrijuar mure nga Kosova, duke përfshirë edhe thënie që janë të shkruara anë e mbanë mureve në qytete të Kosovës.
Këtë e ka bërë me shpresën që të tërheq vëmendjen drejt zhvendosjes me forcë që Kosovarët përjetuan gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999, por gjithashtu të kritikoj mungesën aktuale të mbrojtjes së grave në Kosovë.
Besa Hasani është studente në universitetin Central Saint Martins në Londër, Universiteti i dytë më i mirë në Botë për Art.
Ajo praktikën e saj artistike e përqendron në daljen përballë me çështje sociale dhe politike, duke vlerësuar dhe duke u krenuar vazhdimisht me prejardhjen e saj si një artiste nga Kosova.