Policia e Parisit ka hapur zjarr sot mbi një grua e cila pretendohet se kishte kërcënuar në tren, që është incidenti më i ri i sigurisë në këtë vend që rriti nivelin e sigurisë për shkak të kërcënimeve terroriste, pasi që këtë muaj një ekstremist islamist vrau një profesor të gjimnazit.
Siç raporton Figaro duke u thirrur në burime brenda policisë, gruaja kishte mbulesë në kokë dhe vazhdimisht bërtiste duke arsyetuar terrorizmin.
Patrulla e policisë ka reaguar pasi që njëri nga pasagjerët në tren thirri shërbimin për situata të jashtëzakonshme, dhe e raportoi gruan që barte maskë në fytyrë dhe vazhdimisht kërcënonte.
Sipas mediave franceze, ajo kishte bërtitur “Allahu Akbar” dhe kishte kërcënuar se do ta hedhë veten në erë.
“Bazuar në informacionet e policisë, ajo kishte kërcënuar dhe ka folur për terrorizëm”, ka thënë një burim i afërt me policinë.
Policët e armatosur arritën në stacion pas orës 8:30, kurse gruaja “kërcënonte se do ta hedhë veten në erë”.
“Nga frika se mund ta pësojnë, policia kishte hapur zjarr mbi të rreth orës 9:20, ku si pasojë është plagosur në bark dhe menjëherë ishte nxjerrë jashtë”, thanë burimet.
Nga policia kanë shtuar se kishin hapur zjarr, pasi gruaja nuk ishte përgjigjur fare urdhrave dhe paralajmërimeve të tyre.
Paris : La police ouvre le feu sur une femme intégralement voilée a la bibliothèque François Mitterrand qui proférait des menaces et faisait l'apologie du terrorisme au cri d'Allah Akbar en menaçant de se faire sauter #paris #terrorism #Gaza #rerc #Police pic.twitter.com/qTBD8SEWEX
— Erreur 404 (@Erreur455769746) October 31, 2023
/TV Arbëria