Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bërtet Valon Syla: Rritje ekonomike, rren, e kena marrë veriun apet rren

Bërtet Valon Syla: Rritje ekonomike, rren, e kena marrë veriun apet rren

Valon Syla, gazetar ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit pasi eksponentë të subjektit të tij politikë po sulmojnë Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.

Syla ka thënë se qëllimi është “diskreditimi i mediave”.

Sipas tij, Kurti e ka problem që “mediat nuk i janë nënshtruar atij”, rrjedhimisht subjekti politik që ai drejton sulmon ato.

Ai ka thënë se “dëshira e Kurti”, është që mediat të thonë atë që kryeministri e thotë vazhdimisht, me pretendime që “ka rritje ekonomike”, si dhe “kontroll në veriun e Kosovës”.

Syla tha se këto janë “gënjeshtra”, teksa bërtiti në studion e “Pressingut” të T7.

“Çka po thotë Albin Kurti, rritje ekonomike 7.8%, rritje enorme, kjo është rren. E këna marrë në kontroll veriun, rren”, është shprehur Syla.