Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bërnabiq s’del në foton familjare të Samitit në Tiranë për shkak të flamurit të Kosovës

Bërnabiq s’del në foton familjare të Samitit në Tiranë për shkak të flamurit të Kosovës

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.

Fotografia është shkrepur nën ritmin e muzikës folklorike shqiptare e të Ballkanit dhe vallëzimit të valltarëve të Ansamblit.

Liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar teksa duartrokitën nën ritmin e muzikës.

Pjesë e fotografisë ishin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Siç raportojnë disa media, ajo nuk ka dashur të dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës.

/TV Arbëria