Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, po i shfrytëzon budallakitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka pyetur se si është e mundur që Kosova është nën sanksione, ndërsa Serbia është ajo që e ka sulmuar Kosovën dhe pjesëtarët e KFOR-it.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se për shkak të veprimeve të Kurtit, aleatët perëndimorë po kanë rezerva ndaj Kosovës.
Sipas tij, presidenti serb po investon që Kurti të qëndrojë edhe më gjatë në pushtet.
“Nuk është e rastësishme që Vuçiqi me veprimet e veta po investon që ta mbaj në pushtet Albinin!”, ka shkruar Berisha. Ndalimi në disa tv. të Serbisë që të ipet fjala e Albinit në KS të OKB, është taktik e Vuçiqit për ta mbajtur me gjatë në pushtet Albinin, duke ditur se sa analfabeti është në Kosovë që si kope delesh vrapojn pas Albinit. Nuk është e rastësishme që ky lajm i prodhuar me qëllim nga Vuçiqi, po përdoret nga trushpërlarët e regjimit dhe disa portale që më shumë janë të interesuar për pëlqime (like) se sa për lajm…”, ka shkruar Berisha.