Votuesit e datës 9 shkurt Kosovën e kanë futë në një udhëkryq me shumë të panjohura, kështu ka deklaruar Zafir Berisha nga Nisma në TV Arbëria.
Berisha në emisionin “ARB Debat” tha se kjo gjë po vërtetohet me kalimin e kohës, derisa I dha edhe arsyet.
“Votuesit e datës 9 shkurt Kosovën e kanë futë në një udhëkryq me shumë të panjohura, dhe me kalimin e ditëve po vërtetohet. Sepse kanë nxjerrë rezultateqë nuk pritet me qenë një qeveri stabile nash e mazhorancës për të cilën fola që nuk është e interesume, nash e opozitës. Për shkak që përpos tejrash pritet që pas një viti zgjedhja e presidentit ku dmth në rregullat e lojën e kanë të sqaruar se sa deputetë duhet me qenë”, tha ai./tvarbëria/