Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë për prezencën e KFOR-it në veri, kreu i “Rithemelimit” u shpreh se këto deklarata të Ramës janë bërë në kohë “anti-historike dhe jashtë çdo konteksti.”
“Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë. E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin,” shtoi Berisha.
Sipas tij, sjellja e Ramës për situatën në Veri është e diktuar nga Vuçiqi i Serbisë dhe Lavrovi i Rusisë.
“Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpëruar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe,” shtoi Berisha./A2 CNN
/TV Arbëria