Publicisti Qazim Berisha ka deklaruar se ka pasë spiun të cilët e kanë përcjellë veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin dhe të njëjtit sipas tij, më pas kanë shkruar edhe libra për të.
I ftuar në emisionin “N’PULT” , Berisha rrëfeu edhe pjesë nga biseda me Demaçin, shkruan Tv Arbëria.
“Kam bisedu me bacën Adem gjatë më ka thënë, e di saktësishtkënd e kam pasë edhe spiun, kush më ka përcjellë, spiun dhe sot po shkruan libra për mua thotë më ka përcjellë. Ka thënë po shkruhen libra për mua, baca në 1990’tën kur u bë pajtimi i gjaqeve ja’u ka falë të gjithëve edhe ata që më kanë spiunu, edhe ata që më kanë qu në burg dhe të gjithëve unë ua kam falë, publikisht e ka thënë këtë”, tha mes tjerash Berisha./TV ARBËRIA./