Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se sistemi i numërimit dhe evidentimit të votave është tërësisht i korruptuar.
Madje Berisha tha se vet atij i janë vjedhur votat, derisa theksoi se nëse bëhet rinumërimi dhe atij i dalin nën 40 mijë vota, ai do ta lërë politikën.
“Është i korruptuar sistemi i numërimit dhe evidentimit të votës tërrësisht, korrupcion që të qon në manipulim votash, deri në pikën ku dikush vendos kush të jetë deputet e kush jo. Prandaj ki edhe këso reagime e pakënaqësi individuale të njerëzve, pse. Personalisht unë mendoj që, qe le ti marrin nesër lë ti rinumërojnë nëse nuk dal te 40 mijë votëshi unë kurrë më në politikë nuk hi a po kupton. Por a jom anku s’jom anku, sepse atje ku duhet me bë ankimimin me siguri është personi I linjës së njejtë që e mbron këtë sistem të korruptuar të manipulimit të votës”, tha Berisha në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA.