Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha thotë se edhe “shumë” deputetë tjerë të PDK’së janë takuar me Martin Berishajn

Berisha thotë se edhe “shumë” deputetë tjerë të PDK’së janë takuar me Martin Berishajn

Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për takimin me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për cka u kritikua shumë.

Ai  tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për Berishajn si ambasador.

“Nuk ndryshon qëndrimi në raport me Martin Berishaj si ambasador, si pozicion politik dhe pres që organet e sigurisë ta thonë fjalën e fundit. Edhe të tjerë janë takuar por e kanë mbajtur fshehur.”

“Është gabim që mbahet ambasador, do duhej të ishte i shkarkuar”, tha ai.

Berisha u pyet nëse ka deputetë tjerë të PDK’së që janë takuar me Berishajn.

“Shumë, shumë, o shumë edhe s’e kanë bërë të ditur”, tha ai.