Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e Kuvendit të Kosovës, kritikoi Qeverinë për trajtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se ushtarët nuk duhet të kenë shqetësime për furnizimet bazike si ushqimi dhe veshmbathja
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë lidhur me gjendjen aktuale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për problemet e ushqimit dhe furnizimeve bazike të FSK-së, Berisha ngriti shqetësime serioze mbi trajtimin e ushtarëve të Kosovës.
Berisha bëri thirrje që Qeveria të përmbushë obligimet e saj dhe të mos bëjë propagandë, por të fokusohet në zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Një ushtar nuk duhet të ketë shqetësim ushqimin, uniformën, mungesën e veshmbathjes. Nëse ju e quani vetën Qeveri, këto gjëra nuk lejohet ë ndodhin, besa nuk kanë ndodhur në asnjë qeveri me herr. Duhet me ngulm ti përmbushni obligimet që i keni dhënë dhe jo të propagandoni ashtu qysh veç ju dini.
Po ua përsëris nuk ka lojë më ushtrinë. Mbane detyrën, plotësojani kushtet përndryshe shteti dështon dhe ju në krye me të…
Për këtë krejt këtë neglizhencë. Për ta kthyer dinjitetin sot ish dashtë; më zgjidh problemin, edhe më dhënë dorëheqjen, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm…”, ka thënë Berisha.