Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Fotografi i njohur serb Tomasheviq: Serbisë s’i pëlqente që isha fotoreporter në luftën e Kosovës

Fotografi i njohur serb Goran Tomasheviq, i cili është...

Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Berisha thirret sërish nga SPAK-u, përfundojnë hetimet

Extra AL PVC

SPAK ka njoftuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin se duhet të paraqiten të mërkurën për t’i njoftuar zyrtarisht përfundimin e hetimit, shkruan A2.

Afati i mbylljes së hetimeve ishte data 2 tetor 2024.

Edhe avokatët e Berishës dhe Malltezit do jenë të mërkurën në SPAK.

Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Më 11 shtator, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka njoftuar akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për korrupsion në atë që njihet si afera e terreneve sportive të klubit Partizani.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit pasiv së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe financieres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin.

spot_img

Të fundit

Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Libani thotë se sulmet izraelite vranë 50 njerëz, plagosën mbi 300 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e...

Fotografi i njohur serb Tomasheviq: Serbisë s’i pëlqente që isha fotoreporter në luftën e Kosovës

Fotografi i njohur serb Goran Tomasheviq, i cili është...

Ukraina e akuzon Rusinë për shpërfilljen e ligjit detar

Ukraina e ka akuzuar Rusinë në një gjykatë ndërkombëtare...

Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve për ndërkombëtare. Pas...

Libani thotë se sulmet izraelite vranë 50 njerëz, plagosën mbi 300 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën i kanë vrarë 50 njerëz dhe i kanë plagosur...

Fotografi i njohur serb Tomasheviq: Serbisë s’i pëlqente që isha fotoreporter në luftën e Kosovës

Fotografi i njohur serb Goran Tomasheviq, i cili është edhe fitues i çmimeve të ndryshme në fotografi, ka thënë se është e rëndësishme që...