Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Berisha, tashmë i lirë”- publikohet SMS që iu dërgua strukturave të PD-së, paralajmërohet pritje para selisë së partisë

“Berisha, tashmë i lirë”- publikohet SMS që iu dërgua strukturave të PD-së, paralajmërohet pritje para selisë së partisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë në selinë blu disa orë pasi i lirua nga arresti shtëpiak.

Në një mesazh, strukturat e PD-së janë lajmëruar se Berisha do të mbërrijë në selinë e partisë në orën 13:30.

“Pershendetje. Nje lajm i mrekullueshem. Doktor Berisha tashme i lire. Ne oren 13.30 te gjithe selia qendrore e PDSH per te pritur Liderin tone historik”, thuhet në mesazhin e dërguar drejt demokratëve.

GJKKO mori sot vendimin për lirimin e Sali Berishës, i cili ndodhej në arrest shtëpie prej datës 30 Dhjetor 2023.

“Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”,”– thuhet në vendim.