Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha: Subvencionet për librat shkollorë janë të pamjaftueshme, politika është e gabuar

Berisha: Subvencionet për librat shkollorë janë të pamjaftueshme, politika është e gabuar

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar subvencionet e Ministrisë së Arsimit për librat shkollorë, duke e cilësuar si politikë të gabuar dhe të pamjaftueshme.

Sipas Berishës, ndihma për fëmijë nuk është e mjaftueshme dhe ndalimi i fondeve prej një euro nga banka është problematik.

Ai theksoi se janë subvencionuar diku deri në 200 mijë fëmijë për libra dhe se me ato para, shteti do të kishte mundësi të blinte librat dhe të evitonte mungesën e tyre.

Berisha akuzoi ministren e Arsimit se këtë vendim për subvencionim e ka marrë për avancimin e interesave personale, duke theksuar se kjo është bërë në dëm të shkollave dhe familjeve.

“Një nuk janë të mjaftueshëm, një euro ia ndal banka, me i pas dy fëmijë ja ndalë dy euro e kështu me radhë. Dikur deri 200 mijë fëmijë janë subvencionuar për libra, llogarite nga një euro apo dy euro, sa euro i ka ndalë banka, me ato para kishin pasur mundësi shteti me i ble ato libra e mos me mbet edhe dy javë pa libra, unë personalisht nuk po mundem të ia blejë djalit librat. Ka qenë politikë e gabuar, kjo është bërë për avancimin e disa kompanive që kanë interesa personale, zonja ministre e Arsimit e para me atë kompaninë e Shqipërisë”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.