Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Berisha: Sa herë Kurti e qelë gojën për Urën e Ibrit, asaj i shtohen drynat

Extra AL PVC

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar rreth debatave për Urën e Ibrit. Ajo e ka quajtuar si një temë të kot nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Berisha shkruan se sa që Kurti e përmend hapjen e urës, asaj i ‘shtohen drynat’.

Berisha në këtë shkrim ka kritikuar edhe qeveritarët tjerë që janë merr me këtë ҫështje, që sipas saj, janë thjeshtë biseda.

“- Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë ditë përvojë pune janë bërë ministra….të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u del përpara.

Derisa të ngihen.

– Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Hajpa e Urës me gojë!

– Sa herë që Kurti e çel Urën me gojë, Urës së Ibrit i shtohen drynat.

– Merr turr ta çel urën me gojë, sepse e di se nuk e lejon KFOR-i.

– Si ai mangupi që merr turr ta rrah dikënd, kur qëllon ne kallaballëk, se e di që nuk e lejojnë:

O Lëshomni bre…

– Pasi që kategorikisht ka vendosur ta hap Urën, i ka ftuar serbët për nesër që

t’i pyes ‘a ta hap urën’ dhe t’i bind ata, pasi që e di se nuk i bind.

– Këto taktika nuk janë edhe aq palidhje, por Albin Kurti nuk e lodh kokën më shumë sepse gjithmonë i drejtohet diasporës, të cilët i konsideron ‘analfabetë funksionalë’.

– Që ju merr për analfabetë, njëmend bëheni të atillë nëse nuk i besoni as faktit, e keni me zë e me figurë kur kryeministri ju quan ‘ashtu’.

– Mendjelehtë është vet nëse mendon se i përdorë diasporën si ushtri kundër KFOR-it, dhe nëse përnjëmend kujton se ende mërzitet dikush për Urën e Ibrit.

– Ura e Ibrit u bë temë e nxehtë shkaku i pushimeve verore të mërgimtarëve.

– Ata vijnë për t’u argëtuar, për t’u çmallur, Kosova është si ‘pushimore mallëngjimi’ për ta, e jo për ta dhënë jetën për ty.

– Merre me mend, një shqiptar që jeton në Gjermani, ta lë punën, familjen, e të shkojë të kacafytet me ushtarët e KFOR-it dhe me serbë në Veri!

– Për çka?

– Shqiptari në Gjermani e ka dëgjuar ambasasorin gjerman në Kosovë që kërkon që Ura të hapet me dialog.

– Dhe e ka dëgjuar Dimalin që në emër të Albin Kurtit thërret shqiptarët të çohen kundër Amerikës, KFOR-it, Evropës….!

– Se çfarë frymëzimi mund të ketë një shqiptar që të shkojë të flijohet në Urë!

– Për kë?

– Të më thotë mua dikush, çu bukuroshe, shkojmë e çlirojmë një lagje të Prizrenit që s’di as ku ndodhet, që s’më lidh asgjë me të e s’e di as pse ekziston!

– Do të kalojnë dekadat e s’do të ketë bir nëne që do të mund t’i frymëzojë shqiptarët të vdesin për hekura, për rrugë të mbyllura, për drynjë të ndryshkur e për pallavrat e politikanëve.

– Duhet të harrohet lufta e fundit më parë, duhet të shohin një trohë drejtësi për viktimat, së paku për fëmijët e vrarë,

duhet ta kuptojnë shqiptarët se pse ndodhi që Albin Kurti e bindi ‘Listën Serbe’ të Vuçiqit që të votoj bashkë me Vetëvendosjen kundër pagës minimale për veteranët e UÇK-së…

– Tek pastaj, do të mund të imagjinohej një luftë e re për një çlirimin të ri!

– Se, shqiptarët pyesin, pse Albin Kurti e ka rrethuar veten me këshilltarë që janë pasardhës të kriminelëve: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Pula, Hamami, Satëmi…

– Çfarë i duhen ata?

– Djem të pashëm, gra moderne, të veshur me shije dhe veturat e tyre sidomos….Mërgimtarët.

Boll kanë hequr, atyre tash argëtimi, lumturia, dashuria, shopingu…

hapja e ndonjë salloni të bukurisë e jo hapja e Urës së Ibrit me thonjë!

– E keni parë se si Albulena Haxhiu vazhdimisht i mban duart me kujdes sikur po ju fryen thonjëve me hukamë derisa t’i teret llaku.

Shumë është e gëzuar që i ka bërë thonjtë e gjatë.

– Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë ditë përvojë pune janë bërë ministra….të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u del përpara.

Derisa të ngihen.

– Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore!

Pse e lejove Rozeta Hajdarin të vjedh miell dhe pse po lejon që hajnat, kriminelët dhe spiunët e t’u që i këqyrin femrat nën fustan, të shpërblehen me pozita!

– Një ish analist i CIA tha se kryeministrin Kurti e kanë izoluar krejt bota!

– Por nuk tregoi se pse askujt nuk i pëlqen të flas me të!

– Cinik si ky është edhe Edi Rama, por Edi Rama refuzon inferioritetin e rezervuar nga perëndimi për shqiptarët (pa ndjerë nevojë t’i trajtojë të tjerët ultë),

ndërsa Albin Kurti për t’u dukur joinferior, sillet superior, i irriton njerëzit.

– Kryeministri shqiptar e do aq shumë vendin e tij sa që u bë si ‘autobus’….

…Edi Raisen, gjjthë ditën promovon plazhe e hotele, aq sa m’u hidh sot ta pyes për dhoma të lira në Shëngjin!

– Xhelal maca, si Çak Norrisi kërcen nga kulmi në kulm në Mitrovicë, sot kish hyrë nën Urë (nuk e ka ditur që s’është mirë të hysh nën urë).

– Xhelali i ka mbyllur postat e Serbisë në Veri, ndërsa të njëjtat posta të Serbisë, në Graçanicë nuk i prishin punë.

– Qe sa e sa herë Ramush Haradinaj ka thënë se ‘Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia’!

Askush nuk gërzhitet!

– A nuk i besojnë gjindja apo nuk mërzitet më kush se a është a s’është i rekrutuar, derisa ndjehemi njësoj si të na udhëhiqte armiku:

– Pa barazi, pa drejtësi.

Me korrupsion dhe me hajni që kurrë nuk ndalet.

Çdo gjë vjedhet dhe keqpërdoret.

Si ngaherë.

Shqiptarët (asnjëherë deri tash) nuk kanë treguar se dinë ndryshe: që dija dhe nderi kurrë – kurrë nuk patën përparësi.

Veç hajnat, busht’at dhe injorantët, gjithkund të parët, si përherë!

P.S. E kështu me radhë..

spot_img

Të fundit

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur. Reuters konfirmon...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion. Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10,...