Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar video nga arrestimi i Ilir Metës. Berisha pretendon se forcat operacionale dhe agjentët e BKH e kanë goditur Metën pas koke gjatë arrestimit.
“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz“, shkruan Berisha.