Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Berisha për herë të parë në SPAK: Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata apo unë

Berisha për herë të parë në SPAK: Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata apo unë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është paraqitur për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ai ka dalë nga banesa e tij i shoqëruar nga forca policie, por i buzëqeshur duke thënë një fjali të vetme: “Beteja pa kthim vazhdon!”

I pyetur nga gazetarët se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, ish-kryeministri Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.

“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur… Rama është personi… nëse Berisha s’ka asnjë firmë në procesin e blerjen, ia ka një sërë firmash. Akuza që më bëhet se e ndryshova destinacionin për të favorizuar Malltezin, është njësoj si të thuash se bleva Ramën për të favorizuar dhëndrin. Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që injoroni emrin e Ramës, kur gjykata e ka dënuar”, ka thënë Berisha.

Lexo po ashtuInaugurohet Forumi për Komunitetet joshumicëBerisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.