Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha pas arrestimit të Ilir Metës : Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës

Berisha pas arrestimit të Ilir Metës : Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës”, tha Berisha.