Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Berisha: Njohja e Kosovës nga Siria, zhvillim i rëndësishëm diplomatik dhe dëshmi e qartë se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan

Berisha: Njohja e Kosovës nga Siria, zhvillim i rëndësishëm diplomatik dhe dëshmi e qartë se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan

Gazetari Rid Berisha ka konsideruar se njohja e Republikës së Kosovës nga Siria përbën një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe një dëshmi të qartë se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

Ai në Facebook tha se “njohja nga Siria duket pa hamendje se është rezultat i ndikimit direkt të SHBA-ve dhe aleatëve të saj në Lindje të Mesme në një kohë kur Moska e edhe Teherani humbën ndikimin politik mbi Damask”.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve dhe ambicieve hegjemoniste të Serbisë, shtetësia e Kosovës po konsolidohet gradualisht në arenën ndërkombëtare.

“Mesazhi që dhanë e po japin amerikanët është shumë i vendosur, lehtësisht i lexueshëm se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se e ardhmja e saj ashtu sikundër e gjithë rajonit është në NATO dhe BE.Është pak befasuese që kjo njohje nga Siria po merr më shumë jehonë në opinionin e brendshëm kosovar se ajo nga Izraeli, njohje kjo shumë e rëndësishme që i erdhi Kosovës si rezultat i kërkesës direkte nga presidenti Donald Trump në vitin 2020”, shtoi ai.