Zafir Berisha, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limajt, ku deklaroi se është i hapur për të biseduar rreth formimit të koalicioneve.
Kjo deklaratë e Limajt, sipas Berishës, u keqinterpretua.
“Ka qenë një keqinterpretim edhe i qëllimshëm, jemi për qeveri të opozitës,” ka thënë Berisha.
“Qëndrimi ynë, edhe zyrtar edhe i të gjithë akterëve brenda NISMËS, është që NISMA është e interesuar për një qeveri të opozitës,” ka thënë tutje ai.
Berisha thekson se qëndrimi i Limajt për të ulet në tavolinë për të biseduar me akterët e tjerë politikë ka qenë qëndrim edhe i mëhershëm.
“Qëndrimi i Fatmirit që të ulet në tavolinë me të gjithë akterët kur është në pyetje Kosova nuk është ndonjë risi. Unë mendoj që duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve. Edhe këtë nuk e ka thënë vetëm atë ditë, por edhe më herët,” ka thënë ai. /TV Arbëria