Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Berisha nga Komisioni i dërgon porosi Dejona Mihalit: Mos e nguc Enverin, është pa qef

Berisha nga Komisioni i dërgon porosi Dejona Mihalit: Mos e nguc Enverin, është pa qef

Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha të martën ka pasur një porosi të veçantë për Dejona Mihalin, anëtare e VV-së.

Ai pas një debati në Komision ka pasur një porosi për të, për shkak se ne media është raportuar se ajo ka ndikim te deputetët e kësaj partie, që mos ta “nguc Enverin se është pa qef”.

“Dëgjon Dejona në kofshë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

Deri te kjo situatë erdhi kur Berisha e ka pyetur Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, se a po ndikohet nga pushteti, duke e përmendur Dejona Mihalin.

Sugojeva tha se ajo është e lirë gjithmonë në punën e saj dhe se nuk është e ndikur politikisht.

Me këtë rast reagoi Deputeti i VV-së Enver Dugolli, i cili kërkoi që të mos lakohen emra dhe të mos paragjykohet se dikush nga jashtë është duke ndikuar.

“Dëgjon Dejona në kofshë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

/TV Arbëria

Powered by WordPress