Hisen Berisha, ish-deputet i PDK-së ka thënë se Qeveria Kurti 1 ra me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të State Department-it amerikan.
Ai kërkoi nga Kurti llogari se nga kush i mori, sipas tij, 20 milionë euro në Stamboll.
“Nga dita e fitimit të zgjedhjeve në tetor 2019, konstituimit të Qeverisë së parë, rrëzimit të parës me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Departamentit të Shtetit për shkak të cenimit të objektivave gjeostrategjike amerikane në rajon, ju e dini me numërim ja ka kushtëzu, ardhjes në pushtet pas një propaganda të fuqishme dhe mbështetje materiale…Ja kam thënë në foltore të Kuvendit, i ke marrë 20 milionë euro rubla vlerë në euro në Stamboll, urdhëro sqaroji”, ka thënë Berisha në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.
Ai po ashtu kërkoi të sqarohen aferat e pretenduara të ‘Binçes’ dhe ‘Lleptirit’.
“Si ka mundësi more një kryeministri i dalin afera si Binça me dy punëtorë të BIA-s, jo Lleptiri e bashkëpunimi me të, kurrë nuk jep askush sqarim, si po i mbyllim sytë dhe ecim tutje?”, ka shtuar ai.