Gazetari, Rid Berisha ka thënë se deklarata e Shefit të NATO’s është vazhdimësi e përpjekjeve të komunityetit ndërkombëtarë është e involvuar direkt NATO’ja meqenëse po flasim për sigurinë.
“KFOR’i dhe NATO ka këkuar nga qeveria në detyrë të koordinohet me komunitetin ndërkombëtarë dhe ta sheh dialogun si të vetmin instrument për çdo zgjidhje përfshirë dhe pjesën veriore”, tha ai.
Më tej Berisha theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjegjës për strehimin e kryekriminelit Radojiçiq dhe shumë kriminelëve të tjerë për krime në Kosovë dhe jo vetëm.
“Është e rëndësishme të nënvizohet se Vuçiq mban përgjegjësinë direkte politikisht dhe jo vetëm për strehimin e Radojiçiqit dhe shumë kriminelëve të tjerë që gjejnë strehë në Serbi që kanë bërë krime jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës. NATO është e vetëdijshme për këtë, qeveritë perëndimore janë të vetëdojshme për këtë”, tha më tej Berisha në Top Channel.