Gazetari Rid Berisha në emisionin “Përtej Tregimit” në Tv Arbëria ka rrëfyer momente të shumta dhe interesante gjatë karrierës së tij televizive.
Ndër shumë ngjarje Berisha, tha se njëri prej kolegëve që e bënë me qeshë me lot është Behxhet Begu.
“E kam kolegë përnime të veçantë dhe ka ti tregon do rrëfime të ktyneherit dhe vakitë. Tani unë, ai kur mi kallëxon do, unë tani i marr rrëfime të mija i kallxoj për veti une, se i thom ti s’po din mi kallxu mirë, i thom i kallxoj unë ma mirë”, tha Berisha.
Më tutje ai tha se “bohna horë veç ai kur të jetë me ndonjë takim, kur fol seriozisht për gjërat që na i dimë për njëri tjetrin. Edhe unë e kam qat karakter që kur fol sidomos Behxheti, mu me konë te Donald Trumpi në Shpi të Bardhë une keshi”./TV ARBËRIA./