Deputeti nga PDK-ja Hisen Berisha përmes një postimi në facebook i ka raguar Qeverisë Kurti lidhur me deklaratat e fundit për pagën minimale, shkruan TV Arbëria.
Berisha thotë se paga mesatare “780 euro” në Kosovë është një e pavërtetë.
“Prandaj, duhet pasur parasysh se shifra prej 780 eurosh mund të jetë një deklaratë politike mashtruese të cilën besoj qytetarët tashmë e kanë lexuar edhe në shumë tema të tjera, ose mund të jetë një objektiv aspirativ në reprizën e premtimeve e kauzave të rrejshme para ardhjes në pushtet, të papërmbushura, as të nisura fare. Pra mund të jetë cilido objektiv mashtrues i personazheve të George Orëell, që s’administrojnë dot as një fermë të kafshëve pa mashtruar, më shumë sesa një pasqyrë e realitetit aktual ekonomik”, ka shkruar Berisha.
Berisha përmend ligjin e pagave, ku thotë se nga ky ligj janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta.
“Paga minimale mujore në Kosovë është 264 euro, e përcaktuar me ligj të miratuar në kuvend. Nga kjo janë të përjashtuar rreth 40 mijë pjesëtarë që hyjnë në kategoritë e dala nga lufta që kompensohen, dhe afër 20 mijë që janë kontestuar e që nuk kompensohen fare. Kjo i bie se nëse familja mesatare kosovare i ka 5.9 anëtarë, pra gjashtë anëtarë, atëherë 60 mijë familje me 360 mijë anëtarë-banorë të Kosovës, moshash të ndryshme, nuk marrin as sa paga minimale në këtë shtet me 1.6 milion banorë. Shto kësaj edhe kategoritë e pensionistëve dhe atyre që jetojnë me social që siç ka deklaruar Kryeministri janë diku 400 mijë sish, atëherë kalkulimi i pagës mesatare prej 780 përfshin vetëm kategoritë e deputetëve, qeveritarëve, kabinetarëve dhe agjencioneve qeveritare”, ka thënë Berisha. /TV Arbëria
Shkrimi i plotë i Hisen Berishës: