Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha i PDK-së: Ushtria e Serbisë në Bjeshkë të Istogut provokim i papranueshëm

Berisha i PDK-së: Ushtria e Serbisë në Bjeshkë të Istogut provokim i papranueshëm

Disa raportime se Ushtria e Serbisë është parë në afërsi të një pjese të kufirit të Kosovës me Serbinë, përkatësisht matanë Bjeshkëve të Istogut, ka ngjallur reagimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kërkoi “masa urgjente për mbrojtje të integritetit territoriaë” nga Qeveria e Kosovës dhe Forca Paqembajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

“Raportimi medial për praninë e Ushtrisë Serbe në territorin e Kosovës, më saktë në Bjeshkët e Istogut, domosdoshmërisht duhet t’i vë në veprim institucionet përgjegjëse për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Kjo situatë është një provokim i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje të qartë dhe të vendosur të të gjithë akterëve të ngarkuar me përgjegjësinë për garantimin e pacënueshmërisë së integritetit të territorit të Kosovës, me kufi ende të pa demarkuar zyrtarisht e ratifikuar ndërkombëtarisht. Këtu përgjegjësia bie në rend të parë dhe vetëm te NATO/KFOR (Rez. 1244)”, ka shkruar Berisha.