Kryetari i Komisionit për siguri në Kuvend, Bekë Berisha, e ka ‘goditur’ keq ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me një pyetje të ‘nxehtë’ duke i kërkuar llogari se përse ai është takuar me Dejona Mihalin e VV-së.
“Nuk ka nevojë me i raportu asaj, dhe as nuk duhesh të jeshë argat i aksujt tjetër, por duhesh me raportu vetëm në komison parlamentar”, i ka thënë Berisha ministrit Maqedonci.
Berisha këtë përgjigje ia ka kërkuar Maqedoncit, derisa ministri po raporton në Komisionin për Siguri, shkruan TV Arbëria.
A është i vërtetë takimi yt me Dejona Mihalin dhe drejtorin e AKI-së? e pyeti Bekë Berisha ministrin Ejup Maqedonci.
Derisa ministri u përgjigj: Takimi ka qenë në Germi i rastësishëm, kemi pirë kafe, por nuk ka qenë drejtori i AKI-së.
Raportimi i ministrit para komisionit po vazhdon.