Gazetari dhe analisti politik Berat Buzhala ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pasi një qytetar i kishte bërë një koment kryeministrit Albin Kurti, duke bërë edhe një gabim në të shkruar.
Buzhala e ka shpërndarë komentin në profilin e tij, duke thënë se pikërisht ai gabim drejtshkrimor ka më shumë domethënie se debatet politike që zhvillohen çdo mbrëmje në studio televizive.
“Ky gabim në të shkruar ka peshë më shumë se krejt debatet që mbahen në mbrëmje ❤️”, ka shkruar Buzhala.
Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë komentuar me humor.