Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Beqa i hedh poshtë aludimet për sulme të reja në Kosovë, “E pamundur të ndodh një veprim i tillë sërish”

Beqa i hedh poshtë aludimet për sulme të reja në Kosovë, “E pamundur të ndodh një veprim i tillë sërish”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, për deklarimet rreth sulmeve të reja nga Serbia në Kosovë, konsideron se vendi është në rrezik prej një qeverisje të dobët, raporton TV Arbëria.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një prononcim për TV Arbëria ka deklaruar se për siguri nacionale brenda Kosovës është e angazhuar policia dhe NATO, teksa shtoi se është e pamundur të ndodh një veprim i tillë sërish.

Më tej, ai vlerëson se liderët institucional janë për të vlerësuar jetën e qytetarëve e jo për t’i frikësuar me deklarata të tilla.

“Unë mendoj dhe konsideroj që Kosova është në rrezik prej një qeverisje të dobët, dhe jo të sinqertë e transparente për qytetarët e Kosovës, ne e dimë që për siguri nacionale në Republikën e Kosovës duke përfshirë edhe pjesën e veriut të Republikës, është e angazhuar edhe policia por është edhe NATO dhe është e pamundur me ndodh veprime të tilla, veprime të rrisë nivelin të Banjksës ka mundur të ndodh, por shteti duhet të jetë efikas për me mbrojt liderët institucional janë për me ua vlerësu jetën qytetarëve dhe me marrë masa do të thotë përveç institucioneve përgjegjëse që me parandalu dukuri të tilla negative e jo me i frikësu qytetarët e aq më shumë tanimë kur janë duke ardhur diaspora, unë nuk shoh rrezik të tillë”, ka deklaruar Beqa për TV Arbëria.

Sa i përket masave në qoftëse mund të ketë sulme të reja nga terrorist serb në Kosovë, Beqa thekson se institucionet e inteligjencës e sigurisë duhet të jenë në nivel, ndërkohë që shtoi se edhe politika duhet të iu ik deklarimeve publike.

“Masat për parandilme të sulemeve nga Serbia ndaj Kosovës, Beqa thotë se duhet të jetë në nivel detyrë institucionet inteligjencë, institucionet e sigurisë dhe politika të iu ik deklarimeve publike”, është shprehur ai.

Deputeti i PDK-së i bindur se Kosova si shtet i pavarur nuk mund t’i cenohet integriteti i saj.

“Kosova është e pregatitur, por nuk besoj që ndodhin veprime të tilla dhe jam i bindur që Kosova si shtet i pavarur nuk mund të cenohet integriteti i saj aq më shumë kur është NATO përgjegjëse për siguri”, përfundoi ai për TV Arbëria.

Powered by WordPress