Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bellingham po mëson shumë nga Tuchel

Bellingham po mëson shumë nga Tuchel

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Danny Mills, beson se mes Jude Bellingham dhe trajnerit Thomas Tuchel ka pasur një përplasje personalitetesh, por se mesfushori i ri do të përfitojë nga kjo eksperiencë dhe do të dalë më i pjekur.

Bellingham e nisi si titullar Kupën e Botës me Anglinë dhe iu përgjigj në mënyrën më të mirë çdo dyshimi, duke shënuar një gol në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë. Ylli i Real Madridit ishte ndër më të mirët në fushë, duke treguar energji, agresivitet dhe cilësitë që e kanë bërë një nga futbollistët më të vlerësuar në botë.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit ka pasur raportime se Tuchel nuk ka qenë gjithmonë i kënaqur me disa reagime dhe sjellje të Bellinghamit në fushë. Sipas Mills, trajneri gjerman ka dashur të dërgojë një mesazh të qartë te të gjithë lojtarët.

“Mendoj se ka pasur një lloj përplasjeje personalitetesh mes tyre. Tuchel po tregonte se ai është shefi dhe se ai merr vendimet. Nuk ka rëndësi kush je apo sa i mirë mendon se je, nëse trajneri nuk të zgjedh, duhet ta pranosh këtë”, deklaroi Mills.

Ai shtoi se Bellingham është ende shumë i ri dhe se ndonjëherë harrohet fakti që është vetëm 22 vjeç.

“Jude është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ende i ri. Ndoshta ka pasur biseda mes tyre dhe kjo është pjesë e procesit të tij të pjekurisë. Me kalimin e viteve dhe me më shumë eksperiencë, ai do të zhvillohet edhe më shumë”, tha ish-mbrojtësi anglez.