Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured >  Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

 Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Belgjika ka vendosur të njohë zyrtarisht atasheun e mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Bruksel, duke e fuqizuar përfaqësimin ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë të përbashkët për media mes ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe ministrit të Mbrojtjes së Belgjikës, Theo Francken.

Ministri në detyrë Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, theksoi ai.

Ndërsa ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

“Kosova luan rol kyç në Ballkanin Perëndimor dhe ne po tregojmë përkushtimin tonë, si në terren me KFOR-in, ashtu edhe diplomatikisht. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, duke hapur rrugë për bashkëpunim edhe më të thelluar në fushën e mbrojtjes.