Belgjika ka shënuar fitore ndaj Rumanisë në kuadër të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.
Belgët triumfuan 2:0 ndaj rumunëve, duke e fituar ndeshjen e parë në Euro 2024, shkruan Gazeta Express.
Tielemans kaloi belgët në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.
E për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Kevin De Bruyne në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, Belgjika tani ka tri pikë, aq sa kane edhe Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit për ekipet që kalojnë tutje.