Ish-deputeti Bekim Haxhiu ka drejtuar gjashtë pyetje publike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me disa vendime që, sipas tij, prekin sovranitetin dhe barazinë para ligjit në Kosovë, shkruan GazetaDemos.
”Gjashtë pyetje publike për Albin Kurtin:
Pse po lëshon pe?
1. Pse aprovove pabarazi në zbatimin e Ligjit për të Huajt mes një studenti nga Serbia që studion në Mitrovicë dhe një studenti nga Shqipëria që studion në Prizren?
2. Pse një student nga Serbia lejohet të qëndrojë në Kosovë deri në 12 muaj, ndërsa një student nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, SHBA, Azia, Afrika etj., vetëm 3 muaj?
3. Pse në Bruksel dhe Ohër pranove marrëveshjen për autonomi juridike, territoriale dhe fetare për serbët e në veriut të Kosovës?
4. Pse u lejua tërheqja e kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe terroristëve të tjerë të armatosur drejt Serbisë pas agresionit dhe sulmit terrorist në Banjskë?
5. Pse miratove në Qeveri vendimin për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, për hatër të Nenadit ?
6. Pse, me Ligjin për të Huajt, po i pranon strukturat paralele të Serbisë dhe po legjitimon dokumentet e strukturave paralele serbe?
Këto nuk janë vetëm vendime teknike.
Janë vendime politike që prekin sovranitetin e Kosovës dhe barazinë para ligjit.
Albin, qytetarët meritojnë një përgjigje të qartë:
Pse po i bën këto lëshime?”, pyet Haxhiu.!