Bekim Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj procedurave për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit, duke shprehur shqetësimin e tij mbi mënyrën se si po bashkëvotohet me përfaqësues të Listës Serbe.
Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu ka kritikuar partitë shqiptare që, sipas tij, po bëjnë kompromis për “pak pushtet”. “Mos lejoni pe! Vazhdoni me llotarin për nënkryetarin e pestë. Qysh po doni me i votu terroristët e Listës Serbe në paketë me nënkryetarët shqiptarë…”, shkruan Haxhiu.