Bekim Brestovci, ish-drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, i ftuar në “Arb Debat” me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur rreth qeverisjes katërvjeçare të kryetarit Rama dhe pritjet për zgjedhjet e raundit të dytë për Prishtinën.
Ai flet edhe për kundërkandidatin e Përparim Ramës në kryeqytet, Hajrullah Çekun e VV-së, ku thotë se nuk ka vizion të qartë për qytetin.
“Krejt garimin e bën duke u mbështetur në forcën elektorale të Vetëvendosjes. Por fatkeqësisht nuk po shohim ndonjë projekt, ndonjë vizion të tij të qartë.”
Tutje, Brestovci shprehet i bindur se qytetarët e kryeqytetit do ta zgjedhin Përparim Ramën edhe për katër vitet e ardhshme.
“Qytetari i kryeqytetit, besoj, do të jetë vigjilent dhe do e dijë se cila është e mira e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme, duke u bazuar në punën që e ka bërë kryetari Rama.”
Tutje potencon se gjatë katër viteve, Hajrullah Çeku, si ministër i Kulturës, ka bllokuar projektet e vazhdimit të Komunës së Prishtinës.
Brestovci thotë se me kryetarin Rama, edhe për katër vitet e ardhshme, Prishtina do të jetë edhe më e jetueshme.
“Prishtina do të jetë shumë më e jetueshme sesa mund të paramendohet me çfarëdo qoftë person tjetër i cili do t’i printe eventualisht Prishtinës në katër vitet e ardhshme.” /TV Arbëria