Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bekë Berisha: Sovraniteti i rrejshëm i VV-së, në veri fitoi Lista Serbe në 10 komuna

Bekë Berisha: Sovraniteti i rrejshëm i VV-së, në veri fitoi Lista Serbe në 10 komuna

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka një mesazh për të gjithë ata që po vijnë në Kosovë për të bërë përçarje, derisa thotë se ky është vendi ynë dhe se s’ka armiqësi siç po tentohet të paraqitet.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se mërgata duhet të informohen saktë për dështimin pesëvjeçar të Vetëvendosjes, për korrupsionin e propagandën.

“Diasporë fillimisht nuk është mirë t’i thuhet se është farë e humbur. Dhe ata për momentin që kanë drejtë vote këtu, dikur edhe me vullnetin për Kosovën, besoj se do të votojnë për së mbari. Tash unë e kam edhe një mesazh për disa që po vijnë dhe po tentojnë ta bëjnë një përçarje, një ndarje për shkak të komplekseve të tyre, duhet treguar se këtu është vendi ynë, duhet ecur përpara, s’kemi armiqësi qysh po tentohet të paraqiten, ne jemi të këtij vendi dhe na duhet bashkë t’i lëvizim gjërat përpara sepse e kemi pasur një dështim 5 vjeçar, një qeveri të papërgjegjshme që na i ka ndërprerë dialogun strategjik me SHBA-të, pastaj sanksionet nga BE, pastaj është propaganduar për një çlirim të veriut. Por ata duhet vetëm të informohen saktë se çka anë qenë punët e kësaj qeverie, korrupsioni, propagandizmi”, ka thënë ai.