Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bekë Berisha ia merr “punët ministrit”, premton ta rregullojë një gropë në rrugë

Bekë Berisha ia merr “punët ministrit”, premton ta rregullojë një gropë në rrugë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se është i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për mbylljen e një grope në rrugë, pas lutjeve të dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Ministrisë së Infrastrukturës.

Berisha u ka thënë dy deputetëve të LVV-së t’ia dërgojnë adresën e vendit ku ndodhet gropa për të cilën alarmuan kolegët e tij.

“Dje nuk pata rast me u përfshi në pyetje parlamentare. Dy deputetë të VV-së i kërkuan ministrit të Infrastrukturës, thanë: ‘A mundesh me e mbyll një gropë diku në rrugë?’. Unë e di që ju, as ministri e as qeveria s’keni kapacitet me mshelë qatë gropë. Por, për hatër të kolegëve këtu, dy deputetëve, unë e marrë përgjegjësinë me e mbyll qat gropë. Veç ma dërgoni adresën, unë e çoj dikënd e mshelin qat gropë”, tha Bekë Berisha.

/TV Arbëria

Powered by WordPress