Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Beka: S’do t’ketë më gaz lotsjellës nëse LVV mbetet në opozitë

Beka: S’do t’ketë më gaz lotsjellës nëse LVV mbetet në opozitë

Basri Beka në emisionin drejtpërdrejt në TV Arbëria me Rid Berisha ka thënë se nëse VV-ja mbetet në opozitë, pas formimit të ndonjë koalicioni të mundshëm, nuk do të ketë më gazlotsjellës në Kuvend.

Beka potencon se gazin lotsjellës në parlament nuk do ta lejojë as edhe një kryetar i VV-së.

“Po supozojmë që bëhet koalicioni LDK-PDK-AAK dhe VV-ja mbet në opozitë, unë të garantoj që një kryetar i parlamentit edhe i VV-së po të jetë, nuk do të lejojë më gaz lotsjellës, do të ketë vendim të gjykatës dhe prokurorisë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së deputetëve, nuk do të ketë më mundësi të ndodh më gazlotsjellës”, ka thënë Beka.