Kandidati i AAK-së për deputet, Beke Berisha, së bashku me Shemsedin Dreshaj, ka prezantuar planin 4-vjeçar të partisë para banorëve të Pejës, duke diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Ata theksuan se mbështetja e qytetarëve rrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe është një frymëzim për të ndryshuar realitetin dhe për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë.
E plotë:
Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me energji, Beka dhe Shemsedin Dreshaj u prezantuan para banorëve të kësaj zone, duke ndarë me ta planin e përgjithshëm 4-vjeçar të AAK-së. Gjithashtu, ata patën mundësinë të diskutojnë nga afër mbi kërkesat e tyre dhe me çështjet e tjera që i preokupojnë.
Mbështetja e fuqishme nga qytetarët jo vetëm që frymëzon, por edhe rrit ndjenjën e përgjegjësisë për çdo udhëheqës. Pikërisht kjo dëshirë e zjarrtë për të ndryshuar realitetin që i rrethon, duhet të shërbejë si busull dhe detyrë për secilin.