![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka marrë pjesë në ceremoninë e 35 vjetorit të themelimit të partisë.
Bejta përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nis bashkë me themelimin e historisë së re të Kosovës.
“Prej themeluesve të parë e deri te aktivisti më i ri që sot angazhohet në LDK, gëzuar 35-vjetorin e themelimit! “, shkroi ajo.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës nis bashkë me themelimin e historisë së re të Kosovës, nis bashkë me përpjekjet këmbëngulëse për pavarësinë e Kosovës dhe çlirimin e shqiptarëve nga regjimi shtypës e diskriminues.
Fytyrë e kësaj lidhjeje gjithëkombëtarë ishte Presidenti Ibrahim Rugova, ai që ngriti një organizatë politike e cila artikuloi qartë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve dhe që i orientoi shqiptarët me mençuri drejt vlerave të civilizimit perëndimor.
Kur feston LDK-ja, feston Kosova.Prej themeluesve të parë e deri te aktivisti më i ri që sot angazhohet në LDK, gëzuar 35-vjetorin e themelimit!
#LDK
#LumirAbdixhiku
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)