Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Behrami rikthen letrën e Joe Biden dërguar Hashim Thaçit më 2019

Behrami rikthen letrën e Joe Biden dërguar Hashim Thaçit më 2019

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka publikuar një letër të derguar nga tash presidenti i SHBA-ve Joe Biden për ish-presidentin Thaqi në vitin 2019.

Behrami tha se kjo është një nga dokumentet të cilat i ka “shpëtuar” pa i marrë Gjykata Speciale. Ai tregon se në fund te letrës Joe Biden kishte shkruar me dorë në anglisht “Mbaje besimin, gjërat do të përmirësohen”.

“Duke shikuar dokumentet që më kanë shpëtuar pa i marrë Gjykata Speciale, e gjeta edhe këtë kopje të letrës që në vitin 2019 ia kishte dërguar Presidenti Joe Biden presidentit Hashim Thaçi! Në fund Biden kishte shkruan një mesazh me dorë, i cili vlen sot më shumë sesa në ditët që është shkruar! “Keep the faith, things will get beter”.”- shkruan Behrami.