Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Behrami: Presidentja bukëpërmbytëse, u tregua mosmirënjohëse ndaj Sejdiut, Mustafës e Kurtit, tash edhe ndaj mediave

Behrami: Presidentja bukëpërmbytëse, u tregua mosmirënjohëse ndaj Sejdiut, Mustafës e Kurtit, tash edhe ndaj mediave

Ish-këshilltari i presidentit, Thaçi, Artan Behrami ka reaguar në drejtim të Presidentes së Kosovës.

Ai thotë se heshtja e presidentes Osmani karshi skandalit të RTK-së, ku u raportua lajmi nga media boshnjake se mediat në Kosovë financohen nga Serbia është miratim.

Ai tha se presidentja Osmani pajtohet me pretendimet se mediat në Kosovë financohen nga Vuçiq dhe Radojiçiq

Postimi i plotë:

Heshtja është miratim! Presidentja Vjosa Osmani pajtohet me pretendimet se mediat në Kosovë financohen nga Vuçiqi dhe Radojçiqi!

Zaten, kjo u pat pajtu edhe me burrin e saj që mediat i kishte quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”!

Pse jo?! U tregua mosmirënjohëse ndaj Fatmir Sejdiut, ndaj Isa Mustafës, ndaj Albin Kurtit, ndaj Donika Gërvallës, tash ndaj mediave!

Nesër edhe ndaj Edi Ramës!

Bukëpërmbysëse!.