Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Në Kuvendin e Kosovës gjithmonë do të jem zë i veteranëve

Behrami: Në Kuvendin e Kosovës gjithmonë do të jem zë i veteranëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit institucional për veteranët e luftës.

Behrami ka deklaruar se ata që nuk janë koritur kurrë dhe që gjithmonë i kanë dalë përballë armikut me armë në dorë janë dëshmorët dhe veteranët e gjallë të luftës.

Ai ka theksuar se, në rast se bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të angazhohet që të jetë zë i fuqishëm i veteranëve.